Prishtina turpëron Vushtrrinë, arrin në finale

16:55 | 19 Prill 2023
Orgesa Haziri

Prishtina ka arritur në finale pasi mposhti me rezultat të thellë Vushtrrinë.

Skuadra nga kryeqyteti fitoi me rezultat bindës 6:0.

Me nga tri gola në secilën pjesë, Prishtina arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 2:1.

Rezultatin e zhbllokoi Hyseni në minutën e tetë, derisa në minutën e 16 Leotrim Kryeziu dyfishoi epërsinë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë Kryeziu edhe një herë gjeti rrjetë për golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje.

Pllana shënoi për 4:0, me Mergim Pefqeli që gjeti golin e 5-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Jashari në minutën e 83-të.

Prishtina në finale do të takohet me Gjilanin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme