Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 64:117 (19:31, 23:28, 7:36, 15:22) në takimin që u zhvillua në kryeqytet, në kuadër të javës së 15-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Prishtina e kontrolloi lojën nga fillimi deri në fund dhe nuk e kishte të vështirë të fitonte këtë sfidë, ndaj skuadrës së fundit në renditje, që është e vetmja pa fitore në elitën e basketbollit.
Prishtinasit e fituan çerekun e parë 19:31 dhe vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 23:28 dhe shkuan në pushim me rezultat 42:59, përcjell arbresh.info.
Kryeqytetasit ishin të jashtëzakonshëm në periudhën e tretë, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, ku e fituan këtë pjesë 7:36, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:95. 10 minutat e fundit ishin formalitet, pasi fituesi dihej dhe Sigal Prishtina fitoi bindshëm 64:117.
Te Drita u dalluan Isaiah Johnson me 22 pikë dhe Qëndrim Demi me 23 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Wendell Mitchell me 17 pikë e tetë kërcime, Dachon Burke me 18 pikë dhe Don Polloska me 11 pikë e tetë asistime.
Drita ka 15 humbje në 15 ndeshje, kurse Sigal Prishtina ka tetë fitore dhe shtatë humbje.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...