Sapo ka përfunduar ndeshja mes Manchester United dhe Arsenalit, ndeshje kjo e cila është në kuadër të xhiros së 14-të në Premier Ligë.
Golin e parë të ndeshjes e kanë shënuar mysafirët, ku autor i golit ishte Smith Rowe, i cili gjeti rrjetën e “Djajve të Kuq” në minutën e 13-të.
Lexo edhe:
Ndërsa në minuetin e 44-të, Bruno Fernandes barazoi rezultatin në 1-1 dhe me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, me saktësisht në minutën e 52-të, Cristiano Ronaldo shënojë golin e dytë për Manchester United duke e bërë rezultatin në 2-1, shkruan arbresh.info.
Kurse Arsenali i është kundërpërgjigjur pas 2 minutave, ku Odegaard barazoi rezultatin në 2-2.
lexo edhe:
Në minutën e 70-të, është akorduar një penallti në favor të nikoqirëve.
Atë e ka ekzekutuar Cristiano Ronaldo, ku edhe është treguar i saktë dhe ka dhuruar epërsinë përsëri “Djajve të Kuq”.
Pas shënimit të penalltisë, Ronaldo është bërë lojtari “me më së shumti gola në karrierë”.
lexo edhe;
Penallti për “Djajtë e Kuq”, CR7 shënon përsëri ndaj Arsenalit
Ai deri më tani ka shënuar 801 gola, ndërsa në vendin e dytë gjendet Pele me 765 dhe Lionel Messi në vendin e tretë me 756.
Pas kësaj ndeshje, Arsenali gjendet në pozitën e pestë, ku deri më tani kanë arriture t’i grumbullojnë plotë 23 pikë.
Ndërsa Manchester United gjendet në pozitën e 7 me 21 pikë. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...