Ka përfunduar ndeshja me rezultat 1-1 në mes Dritës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës, raporton arbresh.info.
Në 20 minutat e parë të ndeshjes, ishe Drita ajo që po zhvillonte lojë të mire, derisa Shend Kelmendi kaloi Gjilanin në epërsi në rastin e parë serioz për ta.
Duke parë nivelin e një derbi të tillë nuk munguan as momentet e tensionit.
Megjithatë edhe pse në epërsi minimale, ishe Drita ajo që zhvillonte lojë më ofensive, dike krijuar raste të shumta.
Gjatë pjesë së parë, Balde,, Bear Musolli, Muhamed Useini dhe Jashari, janë ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Dardan Çaka.
Ndërsa karton të verdhë, morën edhe dy trajneret, Ismet Munish dhe Agim Maliqi, të cilit kanë protestuar për një vendim nga gjyqtari kryesor.
Në pjesën e dytë ishin bardh e kaltrit që dominonin ndeshjen.
Golin e barazimit e gjetën në minutën e 54-të, kur Ilir Blakçori shënoi për 1-1.
Deri në fund të takimit të dy skuadrat krijuan raste të shumta shënimi, por shifrat nuk ndryshuan.
Në minutat shtesë të takimit, Ardian Cuculinu ndëshkua me karton të kuq, duke e lënën Dritën me një lojtar më pak./arbresh.info/
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...