Google ADS

Përfundon ndeshja, Real Madrid barazon rezultatin në fund të ndeshjes ndaj Elches

18:12 | 23 Janar 2022
KRG

Tashmë ka përfunduar ndeshja Real Madrid-Elche në kuadër të xhiros së 22-të në LaLigë.

Gjatë minutës së 33-të është akorduar një penallti në favor të “Mbretërve” por, Karim Benzema nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga mysafirët, ku në minutën e 42-të, Lucas Boye shënoi gol për Elche.

Për më shumë shikoni golin: Video

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e Elche me rezultat 0-1.

Ndërsa në pjesën e dytë, Pere Milla në minutën 76-të  shënoi gol dhe dyfishoj epërsinë për Elche.

Për më shumë shikoni golin: Video

Gjatë minutës së 82-të, është akorduar edhe një penallti për Real Madridin, ku atë e ekzekutoi Luka Modric dhe është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke e ngushtuar epërsinë e Elche në rezultat 1-2.

Për më shumë shikoni golin: Video

Ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes, Eder Militao arriti ta barazoi rezutlatin në 2-2.

Për më shumë shikoni golin: Video

Ndeshja ka përfunduar  me rezultat 2-2.

Pas kësaj ndeshje,  Real Madrdi mbetët përsëri liderë të tabelës me 50 pikë, tre pikë më shumë sesa Sevilla të cilët kanë 46 pikë.

Ndërsa Elche gjendet në pozitën e 14-të me 23 pikë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme