Sapo kanë përfunduar ndeshjen të cilat kanë qenë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Irlanda dhe Italia kanë përfunduar ndeshjen me rezultat 0-0.
Ndërsa Zvicra ka shënuar fitore bindëse ndaj Bullgarisë me rezultat 4-0.
Pas kësaj fitore të Zvicrës ndaj Bullgarisë dhe barazimit të Italisë ndaj Irlandës, zviceranët sigurojnë kualifikimin për kompeticionin më të madh në botë e cila do të mbahet në vitin 2022 në Katar.
Zvicra ka arritur t’i sigurojë 18 pikë duke u renditur në vendin e parë të grupit C, ndërsa Italia gjendet në vendin e dytë me 16 pikë, Irlanda në vendin e tretë me 9 pikë, Bullgaria në vendin e katër me 8 pikë dhe në vendin e fundit Lituania me 3 pikë.
Kurse Austria ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultat 4-1, Izraeli ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 3-2, ndërsa Skocia ka mposhtur Danimarkën me rezultat 2-0.
Në grupin F, Danimarka renditet në vendin e parë me 27 pikë Skocia në vendin e dytë me 23 pikë, Izralei në vendin e tretë me 16 pikë e shoqëruar me pikët e barabarta nga Austria që renditet ne vendin e katërt dhe ishujt Faroe në vendin e fundit me vetëm 4 pikë.
Ndërsa Shqipëria ka shënuare fitore shumë të “zbehtë” ndaj Andorrës me rezultat 1-0, Polonia ka pësuar humbje ndaj Hungarisë me rezultat 1-2.
Anglia e ka “shkatërruar” San Marino-n, me rezultat tejet bindës, 0-19.
Pas këtyre ndeshjeve, në grupin I, Anglia renditet në vendin e parë me 26 pikë, Polonia në vendin e dytë me 20 pikë, Shqipëria në vendin e tretë me 18 pikë, Hungaria në vendin e katër me 17 pikë dhe Andorra në vendin e fundit me 6 pikë. /arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...