Google ADS

Probleme me semaforin në “Karagaç”, derbi Peja-Bashkimi bartet në Prizren

18:56 | 7 Shkurt 2024
D.H

Peja dhe Bashkimi do të luajnë ndeshjen e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në Basketboll këtë të enjte.

Edhe pse Peja është vendase, “Karagaçi” nuk do të jetë nikoqire e këtij dueli, shkruan Arbresh.info.

Shkak i telasheve me semaforët në palestrën “Karagaçi”, Peja ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Lajmi është bërë i ditur nga kampionët në fuqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se probleme me semaforin pati edhe dje në ndeshjen e Ballkan Ligës ndërmjet Pejsës dhe AEL Limassolit, mirëpo është gjetur mirëkuptimi që sfida të luhet në ato kushte.

Peja-Bashkimi zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme