Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë lojtarët të cilët po kalojnë formë shumë të mirë javë pas jave me ekipet e tyre.
Të tre lojtarët këtë javë kanë dhuruar nga një asist në golat që realizuan ekipet e tyre, shkruan Arbresh.info.
Vedat Muriqi këtë vikend me skuadrën e tij Mallorcën u ndeshën ndaj Valencias, kjo sfidë u përmbyll me rezultat 1-1.
“Pirati” arriti të asistoj në golin e vetëm që skuadra e tij arriti të shënoj.
Performancë shumë të mirë pati edhe Edon Zhegrova në Francë, me skuadrën e tij Lille.
Lille barazoi në udhëtim te Lensi me rezultat 1-1, ndërsa Zhegrova asistoi në golin e Lille, ai po ashtu bëri disa driblime shumë të mira.
Një lojë të mirë bëri edhe Florent Muslija i cili luan tek Padeborni, në ligën e dytë të Gjermanisë.
Njëjtë sikur dy të parët edhe Muslija asistoi në fitoren e Padebornit, ndaj Braunschweig me rezultat 3-1.
Gjersa Muriqi e Zhegrova luajtën 90-minuta, Florenti u zëvendësua në minutën e 77-të.
Muslija dhe Zhegrova janë në në listën e të ftuarave tek Kombëtarja e Kosovës, për ndeshjet e tetorit ndërsa Muriqi është i suspenduar pasi morri karton të kuq në ndeshje me Rumanin./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale