Suedia të martën tjetër (ora 16.00) do të luajë kundër Zvicrës në kuadër të 1/8 së Kupës së Botës. Në ranglistën e FIFA-s Zvicra është e gjashta, ndërsa Suedia e 24.
Por nëse Zvicra fiton ndaj Suedisë, atëherë kush është kundërshtari i radhës në çerekfinale dhe gjysmëfinale?
Në çerekfinale varet nga dueli i të parit nga grupi H kundër të dytit të grupit G. Me përjashtim të Belgjikës (vendi i tretë në FIFA), të gjitha klubet tjera janë poshtë helvetëve.
Skenari më i mirë do të ishte kundër Japonisë (61) që Zvicra e mposhti 2:0 gjatë miqësores së 8 qershorit ose Senegali (27).
Kandidatët e gjysëm finales kundër Zvicrës janë: Spanja / Rusia / Kroacia / Danimarka.
Deri tani Zvicra nuk ka humbur asnjëherë ndaj Kroacisë (një fitore/dy barazime). Ose pse jo kundër Danimarkës, ku fitorja e fundit ndaj tyre është përpara 34 vitesh (prej atëherë 2 barazime dhe një humbje).
Rusia si vend nikoqir mund të ishte pjesë e gjysëmfinales (si Korea e Jugut në 2002), megjithatë humbja ndaj Uruguait me 3:0 tregoi se rusët nuk janë tepër të rrezikshëm në këtë botëror. Në anën tjetër Spanja mund të ishte klub i vështirë kundër helvetëve.
Sa i takon finales do të ishim tepër hipotetikë. Në finale mund të jetë secili kundërshtar i joni. Deri atëherë Zvicra duhet të përgatitet për përballjet e mëparshme. /Albinfo
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...