Nations League, ndeshja më e zjarrtë e sotme: Kroaci – Francë

11:47 | 6 Qershor 2022
KRG

Nations League tashmë ka filluar, ndërsa sonte pritet të zhvillohen 7 ndeshje  në kuadër të grupeve të ndryshme.

Në Ligën A të grupit të parë, Austria do të përballet më Danimarkën, ndërsa Kroacia do të ballafaqohet me kampionin aktual të Botës, Francën.

Kombëtarja e Austrisë, është e para në tabelë, pasiqë ka arritur ta mposht  Kroacinë më herët me rezultat 0-3.

Ndërsa në Ligën B, grupi i dytë, do të zhvillohet ndeshja mes Islandës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Në këtë grup, gjenet vetëm 3 skuadra, ndërsa në vendin e parë të tabelës gjendet Islanda me vetëm një pikë, Izraeli në vendin e dytë me një pikë dhe Shqipëria në vendin e fundit me asnjë pikë deri më tani, përcjell arbresh.info.

Liga C, grupi i tretë, do të përballën Belarusi-Azerbajxhan, Sllovaki-Kazakistan, ndërsa liderë i deritanishëm i tabelës është Kazakistani  me tre pikë të plota , të cilët kanë arritur ta mposhtin Azerbajxhanin me rezultat 2-0, kurse në vendin e dytë gjendet Sllovakia me po të njëjta pikë, të cilët kanë arritur ta mposhtin Sllovakinë me rezultat 0-1.

Kurse në Ligën D, grupi i parë, Latvia do të përballet me Lihtenshtajnin, kurse Andora me Moldavinë.

Në këtë grup, Latvia është liderë i tabelës, me 3 pikë, ku më herët kanë arritur ta mposhtin Andorën me rezultat 3-0, ndërsa në vendin e dytë gjendet Moldavia me pikë të njëjtë, ku në ndeshjen kundër lihtenshtajnit ka arritur fitore me rezultat 0-2.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më orar të njëjtë në ora 20:45, ndërsa ndeshja  e latvisë kundër Lihtenshtajnit do të zhvillohet në ora 18:00/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme