Është zbuluar se Jose Mourinho refuzoi një mundësi për një rikthim të mundshëm në Chelsea, duke preferuar të qëndrojë me Romën në Serie A.
Chelseat është në kërkim të një trajneri të ri dhe “Blutë” vendosën t’i afrohen Mourinhos për mundësinë e kthimit për një periudhë të tretë në Stamford Bridge, sipas Corriere dello Sport.
Skuadra e Premier League dëshironte ta shtonte atë në listën e tyre të ngushtë të kandidatëve, por menjëherë iu tha se ai nuk kishte interes të kthehej në Londër dhe donte vetëm të qëndronte në Serie A me Romën.
Mourinhos i skadon kontrata me Romën në vitin 2024 dhe tashmë është lidhur me një largim.
Ish-trajneri i Chelseat është përfolur se kërkohet nga Paris Saint-Germain, kombëtarja e Brazilit këtë sezon dhe skuadra e Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.
Chelsea mbetet pa një trajner të përhershëm dhe vazhdon të luftojë në fushë. Trajneri kujdestar Frank Lampard ka mbikëqyrur pesë humbje radhazi që e kanë lënë skuadrën në pozitën e 12-të në tabelën e ligës dhe jashtë Ligës së Kampionëve.
Mauricio Pochettino është shfaqur si favorit për t’u emëruar trajneri i ardhshëm i klubit, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për emërimin e tij./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...