Ministri Çeku ndihet krenarë me BNE:Historike për komunitetin E-Sports
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka konsideruar historike për komunitetit e lojërave E-Sports kualifikimin e skuadrës Bad News Eagle, të cilët arritën të kualifikohen në turneun më të madh në botë.
Historike për komunitetin E-Sports Ekipi ynë Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022”, ka shkruar Çeku.
“Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund”, ka shtuar ministri.
Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në E-Sports.
Edhe pse humbën 16:10 në raundin e parë, Bad News Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14. / arbresh.info/
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...