Google ADS

Merret vendimi i parë për ndeshjes Lyon – Marseille

16:10 | 22 Nëntor 2021
KRG

Në ndeshjen Lyon-Marseille e cila ishte në kuadër të Ligës së parë të Francës, është suspenduar.

Arsyeja e suspendimit të ndeshjes ishte pershkak se Dimtiry Payet gjatë gjuajtës nga këndi i fushës, është goditur nga tifozët e Lyonit me shishe të ujit në kokë.

Gjatë ditës së sotme, kanë filluar procedurat e para dhe siç shihet nuk janë aspak në favor të Lyonit, pasi rrezikon të humb ndeshjen me rezultat në tavolinë, 3-0.

Komisioni i LFP-së, gjatë mbledhje ka dhënë dënimin e parë ndaj skuadrës franceze.

Vendimi i vetëm që është marrë është që  stadiumi i Lyonit të jetë i mbyllur për një kohë të pacaktuar.

Ndërsa vendimi përfundimtarë pritet të merret më 8 dhjetor.

Ndeshja e radhës e Lyonit kundër Stade de Reims, e cila është planifikuar të mbahet të mërkurën më 1 dhjetor në ora 21:00, do të zhvillohet pa tifozë.

Ndërsa policia franceze, ka bërë të ditur  se deri më tani, kanë arrestuar katër persona për rastin  që ka ndodhur gjatë ndeshjes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme