Mediat spanjolle: Neymar do largimin, ky ekip i ofron 400 milionë euro

09:07 | 16 Prill 2018
Arbresh.info

Ylli brazilian Neymar, sërish mund të ndërrojë destinacion, raporton arbresh.info. 

Mediumi spanjoll Don Balon, raporton se futbollisti i Paris Saint Germain, nuk është i lumtur në këtë klub dhe dëshiron largimin, vetëm pas një edicioni kur erdhi nga Barcelona.

Real Madrid llogaritet favorit në sigurimet e shërbimeve të tij.

Gjithsesi, mediumi spanjoll tani pohon që Neymar është i hapur ndaj idesë që të kalojë në Manchester United, pasi që edhe Djajtë e Kuq thuhet se janë gati që t’i ofrojnë 400 milionë euro për të. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme