Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, e cila është e para finale europiane që zhvillohet në shtetin e Shqipërisë.
Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga kjo ndeshje, mediet italiane ngrenë alarmin në lidhje me trazirat, që kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga tifozët e holandezë dhe italianë, dhe që mund të ndodhin gjatë ditës së sotme.
Nga raportimet në Itali theksohet se mes tifozëve të Romës ka grekë dhe turq të infiltruar, të cilët sipas medieve italiane mund të shkaktojnë rrëmuja dhe skena dhune.
“Corriere dello Sport” thekson se mbështetës të PAOK-ut dhe të Fenerbahçes, të cilët janë armiq të deklaruar të Feyenoord janë përzierë me tifozët e Romës. /SS/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...