Manchester City shpreh interesim për De Jong

13:23 | 6 Qershor 2022
KRG

Skuadra katalunase, Barcelona, është duke pasur probleme të mëdha financiare.

Ndërsa për të siguruar para për transferime të reja gjatë merkatos verore, duhet doemos të bëjnë disa shitje.

Disa lojtarë të skuadrës spanjolle  janë në shitje, nbdërsa njëri ndër ta është Frenkie De Jong.

Barcelona ka shprehur  interesim për kartonin e  lojtarit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Sipas “Transfer News”, “Qytetarët”  kohëve të fundit, kanë shprehur interesim për holandezin, Frenkie De Jong.

Pas interesimit të skuadrës spanjolle për Silva, mund të ndihmojë në lehtësimin e një marrëveshje mes dy skuadrave. /arbresh.info/

 

Të ngjashme