Loriana Kuka (-78 kg) ka arritur në finale në European Open të Sarajevës.
Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.
Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks.
Ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.
Lexo edhe:
Loriana Kuka kualifikohet në finale të Euorpean Open, e gjakos xhudisten kroate në gjymsëfinale
Kuka në finale do të ndeshet me italianen Linda Politi, përcjell arbresh.info.
Sot u ndeshen edhe Arbër Kullashi (-81 kg) Shpati Zekaj (-100 kg).
Shpati Zekaj u rendit i 7-ti, ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon gjermanin, Daniel Herbst.
Zekaj në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli.
Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Ippon nga britanezi, Rhys Thompson.
Arbër Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ai humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...