Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës austriake Red Bull Salzburg, Valon Berisha, ka mahnitur me paraqitjet e tij në këtë edicion me Kosovën, në Austri si dhe në Ligën e Evropës, transmeton arbresh.info.
Mesfushori kosovar me paraqitjet e tij ka bërë që shumë skuadra evropiane të shfaqin interesim për të.
Ditë më parë u raportuan se skuadra e Lazios në Itali është lëshuar në sulm për ti siguruar shërbimet e tij derisa së fundmi një tjetër gjigant i futbollit evropian e do në ekip.
Fjala është për skuadrën e Liverpoolit në Premierligën angleze.
25-vjeçari Valon Berisha këtë sezon ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat me kampionët e Austrisë, ku ka shënuar 13 gola pesë prej tyre në Ligën e Evropës. /arbresh.info/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent