Presidenti i Barcelonës zyrtarisht ka zbuluar arsyen e largimit të Lionel Messit
Joan Laporta, në konferencë për media ka shpjeguar se klubi dhe Messi kishin arritur akordin për rinovimin e kontratës, por fair play financiar nuk e lejoi një gjë të tillë.
Sipas tij, rinovimi me Messin mund ta fuste klubin në një rrezik për 15 vjetët e ardhshme dhe kështu, vendosën që të sakrifikojnë më të mirin në botë për të mirën e klubit.
“Barcelona është më e rëndësishme se të gjithë, përfshirë se lojtari më i mirë në botë. Ne gjithmonë do të jemi falënderues ndaj tij”, deklaroi Laporta.
Ai gjithashtu tha: “Trashëgimia e Messit është e shkëlqyeshme. Epoka më e mirë në historinë e FC Barcelona. Tani fillon një epokë e re, një pas Leo Messit, siç ndodhi me lojtarët e tjerë në historinë e Barçës”. /Gazeta Express/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...