Ylli i kombëtares së Kosovës, sot është transferuar drejt një skuadre spanjolle.
Ndërsa zyrtarizmi i tij është bërë sot.
Muriqi do të jetë i huazuar tek Mallorca deri në fund të sezonit me mundësi blerje.
Në web-faqen kryesore të La Ligës, kosovari nuk është i regjistruar me flamurin e Republikës së Kosovës, por me atë të Shqipërisë.
Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe vazhdimish kanë bërë gjëra të tilla.
Kujtojmë që gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës, Kosova ishte në një grup bashkë me Spanjën, ndërsa në ndeshjen ku janë ballafaquar dy kombëtarët, spanjollët nuk i janë referuar Kosovës si Republikë, por si “territori i Kosovës”. /arbresh.info/
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media