Florent Hadergjonaj është dashuruar kokë e këmbë në ngjyrat verdhekaltër, më pak se pesë muaj pasi iu bashkua Kombëtares së Kosovës. Mbrojtësi 25-vjeçar vazhdon ta shfaqë krenarinë dhe dashurinë për vendlindjen e prindërve në rrjetet sociale.
Një ditë pasi i ndihmoi Kosovës ta mposhtë Republikën e Çekisë 2:1 në Prishtinë dhe t’ia rrisë vendit shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, ylli i Huddersfield Hadergjonaj zgjodhi Instagramin për t’ia shpallur dashurinë Kosovës.
I lindur dhe rritur në Zvicër, Hadergjonaj iu bashkua Kombëtares së Kosovës në maj, pasi e kishte përfaqësuar ekipin kombëtar U21 të Zvicrës paraprakisht.
https://www.instagram.com/p/B2JdSR3i4vg/
Ai nuk është penduar aspak për zgjedhjen e duhur që e ka bërë, për ta përfaqësuar vendlindjen e prindërve.
Hadergjonaj është duke i përjetuar emocionet e një skuadre të re po të pamposhtur tash e dy vjet, e cila e ka bërë botën t’i kthejë sytë kah ajo.
Ky është vendi im, kjo është Kosova ime”, shkroi Hadergjonaj në Instagram të dielën.
Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.
Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020. /Gazeta Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...