Starti që Sheffield United i ka bërë Premier League është zyrtarisht më i dobëti në historinë e kampionatin anglez. “The Blades” humbën 5-0 ndaj Arsenalit të shtunën teksa pritja për të marrë fitoren e parë vijon ende. Skuadra e Paul Heckingbottom ka marrë vetëm 1 pikë nga 10 ndeshjet e para pas promovimit në elitë, me një golavarazh -22.
Humbjet kanë qenë me rezultate të thella, siç ishte disfata 5-0 në Emirates Stadium, 8-0 ndaj Newcastle United apo dhe 3-1 ndaj Fulham. Në total, Sheffield ka pësuar 29 gola dhe ka shënuar vetëm 7 gola. Pika e vetme është regjistruar në barazimin 2-2 ndaj Evertonit në fillim të shtatorit.
Ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme për “The Blades” dhe për fatet e trajnerit Paul Heckingbottom që do të synojnë të dalin nga zona e ftohtë, pasi për momentin janë 5 pikë larg zonës së sigurisë.
Ata do të përballen javën e ardhshme ndaj Ëolverhampton, pas pauzës të ekipeve kombëtare ndaj Brighton, para se të masin forcat me dy rivalë të drejtpërdrejtë si Bournemouth dhe Burnley.
Me rekordin negativ të shënuar këtë sezon, Sheffield United ka barazuar rekordin e saj në sezonin 2020/21, ku në 10 ndeshjet e para regjistronte sërish vetëm një pikë./ss
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike