Marash Kumbulla vazhdon që të jetë larg fushave të lojës për shkak të dëmtimit që pësoi në fundin e sezonit të kaluar, me mbrojtësin shqiptar që nuk është kthyer ende të stërvitet me skuadrën dhe pritet që vetëm pas tetorit të jetë në gjendje të japë kontributin e tij.
Mirëpo, dëmtimi nuk e ka ndaluar tekniku Jose Mourinho që të përfshijë edhe emrin e futbollistit shqiptar në listën që i është dorëzuar UEFA-s për fazën e grupeve të Europa League, së bashku me sulmuesin Tammy Abraham.
Ndërkaq, mediat italiane kanë mësuar se jashtë listës janë lënë “bomberi” iranian, Serdar Azmoun dhe anësorin e mbrojtjes, Rasmus Kristensen, dy lojtarë të afruar gjatë verës, të cilët janë sakrifikuar për fazën në grupe dhe vetëm nëse verdhekuqtë kalojnë më tej, mund të përfshihen kur të ribëhet lista në fillimin e vitit të ardhshëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...