Kosova përfundoi një tjetër eksperiencë të jashtëzakonshme në Lojëra Olimpike.
Për herë të dytë radhazi, vendi ynë fitoi dy medalje olimpike, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu morën medalje të argjendtë dhe të bronztë, respektivisht, në “Paris 2024”, duke e çuar Kosovën në vendin e 73-të në renditjen përfundimtare, përcjell Arbresh.info.
Trajneri Driton Kuka është jashtëzakonisht i kënaqur me arritjet e sportistëve të tij.
Me ndihmën e Kukës, Kosova ka arritur të sigurojë pesë medalje olimpike, përfshirë tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Kuka e ndau këtë sukses me një postim në Facebook, duke shprehur gëzimin e tij dhe duke publikuar një foto me pesë medaljet e Kosovës.
Trajneri i xhudos, tanimë është i përkushtuar për të sjellë medalje të tjera nga Olimpiadat e ardhshme, megjithatë, mundësitë për medalje nga sportet e tjera janë më të kufizuara. /Arbresh.info
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga