Kuka për vrasjen e policit në veri: Dje dita filloi me dhimbje, përfundoi me krenari për djemtë e vajzat që mbrojtën atdheun

10:53 | 25 Shtator 2023
KRG

Trajneri i njohur kosovar në xhudo, Driton Kuka ka reaguar për zhvillimet e fundit në shtetin e Kosovës, më saktësisht në Banjskë në Mitrovicën e Veriut, ku përsh kak të sulmeve terroriste, është vrarë një polic kosovar, Afrim Bunjaku dhe një është plagosur dhe dy të lënduar.

Kuka ka shkruar se dje dita filloi me dhimbje, por përfundoi me krenari pas punës së madhe të Policisë kosovare, shkruan Arbresh.info.

“Lavdi policit të rënë në krye të detyrës!

Dje ishte një ditë  që filloj me dhimbje të madhe e përfundoj me krenari për punën dhe përkushtimin e djemve dhe vajzave të Policisë tonë në mbrojtje të atdheut” – ka shkruar Kuka në Facebook. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme