Kalidou Koulibaly ka folur së fundmi në një “live-video” në “Instagram” për eksperiencën e tij në Arabinë Saudite.
Ishi i Chelseat deklaroi se është surprizuar me respektin e madh që kanë njerëzit në Arabi.
“Vendi më befasoi, madje edhe qyteti. Jeta është shumë e bukur, njerëzit janë të respektueshëm me kanë rehatuar menjëherë. Është pak nxehtë, por është një eksperiencë e mrekullueshme. Ka shumë ndryshime me Europën është shumë vapë dhe ne stërvitemi në darkë rreth orës 19:00 ose 20:00.”-tha ai.
Më tej duke folur në lidhje me Neymar, Koulibaly u shpreh: “Neymar është një futbollist i madh, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Ne kemi imazhin e gabuar për të, shoh një person ndryshe në krahasim me rrjetet sociale. Unë shoh një profesionist të madh, ai nuk është megjithatë në 100% e tij, por ai do të jetë së shpejti. Ai është një person shumë i mirë dhe i sjellshëm që pëlqen të bëjë shaka. Për ata që thonë se është një person arrogant, është pikërisht e kundërta, ai gjithmonë ndalon të bëjë foto me fansat.”/ss
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...