Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se Kosova nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
Ky kampionat do të fillojë më një maj në Tashkent të Uzbekistanit, ku është paraparë të merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës në boks.
Mirëpo, sipas federatës një gjë e tillë nuk do të ndodh.
“Përkundër përgatitjeve, paraqitjes me kohë të ekipit, procedurave me vizë të kryera në muajin mars dhe premtimeve se do të pajisemi me vizë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur e as që pritet të ndodh, përkundër se nuk ka as refuzim e as arsyetim nga organizatori. Ne kemi Kërkuar nga IBA edhe më parë që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Se organizatori e ka paraparë për të mos na pajisur me viza, e tregon edhe mos përfshirja e Kosovës në faqen zyrtare të botërorit”, thuhet në mjoftim.
Në këto gara ishte paraparë të marrin pjesë boksierët Bashkim Bajoku (-54 kg), Shpetim Bajoku (-63.5 kg), Loris Idrisi (-67 kg), trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.
Kosova deri më tani nuk ka arritur të marr pjesë në gara të shumta si Kampionati Botëror për vajza në Indi, viti 2019, 2020, Kampionati Botëror për djem në Serbi 2021 – Kampionati Botëror U18 në Spanjë – Kampionati Botëror në Indi 2023, ku iu mohua Donjeta Sadikut./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut