Kosova apo ndryshe e cilësuar si “miniera e arit” tri vite më parë në Olimpiadën e Tokios, arriti të marr dy medalje të arta falë Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.
Ndërsa historia u shkrua në Olimpiadën e Rios të vitit 2016, kur Majlinda Kelmendi i sjelli vendit më të ri në Ballkan, medaljen e parë të arit në Lojërat e Para Olimpike.
Ndërkohë tani në Olimpiadën e Parisit “Paris 2024” kësaj ‘miniere të arit’ iu shtuan edhe medalje tjera.
Derisa sportet tjera në Lojëra Olimpike bëjnë ekskursion, ekuipazhi i xhudos në krye me ‘mjeshtrin’ Driton Kuka vazhdon të bëj krenar popullin shqiptar.
Xhudistët kosovar vazhduan shkëlqimin dhe sukseset, ishte Distria Krasniqi e cila i nisi garat e para dhe arriti të prek finalen dhe t’i siguroj Kosovës një tjetër medalje olimpike.
‘Disi’ në finale u mposht nga xhudistja nga Uzbekistani dhe siguroi medaljen e parë të argjendtë në histori të shtetit të Kosovës, të parën për këto lojëra dhe të katërtën në përgjithësi.
Në ditën e dytë të garave të xhudos, ishte radha për Nora dhe Akil Gjakova.
Motër e vëlla u futën në ‘tatami’ në intervalin e njëjtë kohor, mirëpo kampionja olimpike në fuqi humbi në meçin e parë dhe për fat të keq u eliminua.
Megjithatë ‘nderin e familjes’ e ruajti Akili i cili ndeshjen e parë e fitoi pa problem, xhudisti kosovar vazhdoi të fitoj edhe dy luftëra të tjera për të siguruar gjysmëfinalen.
Gjithçka shkoi mirë deri aty por në gjysmëfinale Akili u ndal nga xhudisti nga Azerbajxhani i cili në fund u shpall kampion olimpik.
Gjakova pati mundësi të fitoj medalje olimpike përmes repesazhit mirëpo u mposht nga xhudisti japonez.
Pejani përfundoi i pesti që është suksesi më i madh në histori të Kosovës në olimpiadën në kategorinë e meshkujve.
Dita tjetër në sportin e xhudos ishte historike për shtetin e Kosovës, me Laura Fazliun e cila arriti një tjetër sukses madhështor si në aspektin personal ashtu edhe në shtetëror.
Xhudistja kosovare në debutimin e saj në Lojërat Olimpike nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Dritoni Kuka dhe legjendës e kampiones olimpike Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e bronztë të parën në histori të vendit tonë dhe të pestën në histori e shtetit kosovar.
Fazliu e nisi garën duke fituar meçin e parë e duke arritur në çerekfinale për t’u mposhtur nga xhudistja franceze e cila më parë ishte kampione olimpike.
Mirëpo në duelet e repesazhit Laura ishte e ‘etur’ për medalje.
Në ndeshjen e parë të repesazhit ajo mposhti xhudistën nga Kanada.
Ndërsa në ndeshjen ku përcaktonte medalisten e bronztë ajo mposhti xhudistën nga Kroacia dhe shkroi histori.
Kosova në sirtarin e saj deri tani ka përplot pesë medalje olimpike të gjitha të ardhura nga sporti i xhudos.
Majlinda, Distria, Nora dhe Laura në krye me mjeshtrin Driton Kuka tani më janë në historinë e shtetit kosovar
Kujtojmë se Kosova udhëtoi drejt Parisit me nëntë garues në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.
Lojërat Olimpike Verore mbahen çdo katër vjet dhe vlerësohen si gara më e shquar me shumë sporte individuale dhe ekipore në botë,
teksa Kosova debutimin e saj e bëri në 2016 në Olimpiadën e Rios./Arbresh.info/ Drilon Halili
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...