Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e fundit kualifikuese Euro 2024.
Sllovenia pa probleme kaloi “Dardanët” me rezultat 33:28.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për sllovenët.
Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Ndaj Sllovenisë, Valon Dedaj i kishte tetë gola nga nëntë tentime, ndërsa Leonard Gegaj shënoi shtatë gola nga nëntë tentime. Liridon Zena i kishte dhjetë pritje.
Lulzim Shabani shënoi katër gola nga katër tentime, derisa katër gola nga tetë tentime i kishte Drenit Tahirukaj.
Në kualifikimet për “Euro 2024” mbeti pa pikë të fituar, pas humbjes edhe në ndeshjen e fundit./Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...