Komiteti Olimpik i Kosovës sot shënon 23 qershorin, Ditën Olimpike

08:06 | 23 Qershor 2021
S D

Komiteti Olimpik i Kosovës sot shënon 23 Qershorin – Ditën Olimpike, transmeton arbresh.info.

Me këtë rast, do të organizohen aktivitete të ndryshme me fëmijë në 16 komuna të Kosovës.

Aktiviteti kryesor do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërsa me fillim prej orës 10:00, vrapojnë 300 fëmijë të lindur në vitin 2008, ndërsa prej orës 16:30 rreth 300 fëmijë tjerë zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive.

Tutje prej orës 10, Dita Olimpike shënohet edhe në stadiumet tjera të kryeqytetit, ku marrin pjesë fëmijë të shkollave të kryeqytetit.

Aktiviteti tjetër është ecja për në Majën e Lubotenit, që organizohet nga Kolegji AAB, e ku pjesë e aktivitetit janë rreth 100 studentë të këtij Kolegji.

Ndryshe Dita Olimpike është në kuadër të Javës Olimpike, e cila ka nisur më 21 qershor dhe zgjatë deri më 25 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme