KF Prishtina sot ka konfirmuar transferimin e një lojtari të ri tek skuadra e tyre.
Bëhet fjalë për sulmuesin Adonis Aliu, i cili më herët ka qenë pjesë e KF Llapit.
20 vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me bardhëkaltërtit.
Ish-reprezentuesi i Kosovës U-19 pas prezantimit si futbollist i Prishtinës e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
“Secili e njeh namin e Prishtinës si klub, fakt që nuk mohohet nga askush. Për mua është privilegj që si 20-vjeçar ta kem nderin për ta prezantuar emrin e Prishtinës.
Si fillim, synoj së pari të tregohem korrekt dhe ta shpërblej besimin e dhënë nga trajneri (Abdulah Ibrakoviq), i cili ka kërkuar të jem pjesë e planeve të tij për pjesën e mbetur të edicionit. Ideologjia e trajnerit për të punuar me të rinjtë më jep motiv shtesë për më shumë punë dhe më shumë ambicie personale, krahas atyre ekipore.
Emri Prishtinë tregon se ambiciet gjithmonë janë për trofe. Jemi shumë lojtarë të rinj në ekip dhe së bashku me përvojën dhe kualitetin që është në ekip, si dhe punën e madhe të trajnerit, mund t’i arrijmë synimet. T’ia lëmë kohës, fundmi i edicionit do t’i zbulojë të gjitha” – Adonis Aliu për faqen zyrtare të Prishtinës. / arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë