Lojërat Olimpike tashmë janë duke u zhvilluar në Beijing të Kinës.
Ndërsa “MundoDerpotivo” shkruan se këto Lojëra Olimpike janë të para në historinë e tyre, të cilat zhvillohen me borë 100% artificiale transmeton arbresh.info.
Vetëm krijimi i kësaj bore artificiale për eventin olimpik i ka kushtuar kryeqytetit kinez afërsisht 90 milionë dollarë dhe përdorimin e 185 milionë litrave ujë, shifër kjo e cila është shumë e madhe.
Për ta arritur këtë, Kina ka përdorur rreth 350 makineri për prodhimin e bores nga marka italiane TechnoAlpin dhe shtatë dhoma makinerish dhe stacione pompimi, të cilat strehojnë 51 pompa me presion të lartë dhe nëntë kulla ftohëse.
Makineritë e borës përdorin ajrin e kompresuar për shndërruar ujin në pika të vogla. Ata kanë stacione meteorologjike që u tregojnë nëse duhet të përdorin më shumë ajër apo ujë.
Prodhuesit e borës olimpike po përdorin 272 hedhes të bores me ventilator me kapacitet të lartë (disa të lëvizshme dhe disa të montuara në kullë). Dhe 82 makineri të tipit heshta që hedhin shumë më pak borë, por janë më të lehta për t’u përdorur në ambiente të ngushta.
Kushtet ideale për prodhimin e borës janë temperatura nën -10 gradë Celsius dhe lagështia relative nën 25 për qind. / arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%