KB Vëllaznimi përmes një njoftimi në Facebook ka konfirmuar përleshjen e dy basketbollistëve të vet para përballjes me Golden Eagle Yllit, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Superkupës së Kosovës.
Kluba nga Gjakova nuk i ka bërë të ditur emrat e basketbollistëve, mirëpo ka thënë se tanimë janë marrë masa, shkruan arbresh.info.
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË
KB Vëllaznimi njofton tifozët “Kuqezinjët e Jakovës” dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive.
KB Vëllaznimi dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti.
KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli./arbresh.info/
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...