Katër milionë pasagjerë në Aeroportin “Nënë Tereza”, Rama: Rekord absolut që flet më shumë se 1 milionë fjalë

22:07 | 11 Gusht 2023
KRG

Katër milionë pasagjerë kanë udhëtuar përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, shifër për të cilën kryeministri Edi Rama shprehet se është një rekord absolut që flet më shumë se një milionë fjalë. Rama shkruan se synohet që deri në fund të vitit numri të arrijë në 6 milionë pasagjerë.

 

Postimi i kryeministrit Rama:

4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë😍😍😍

#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme