Fitorja 1-0 ndaj Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, e rendit Kosovën në mesin e kombëtareve me ecurinë më pozitive në pesë ndeshjet e fundit.
Ndeshja e ndërprerë në Bukuresht ndaj Rumanisë, ishte prej paraqitjeve më të mira të reprezentacionit tonë shtetëror, anise ende nuk dihet se çfarë epilogu rezultativ do të ketë ai ballafaqim.
Përballja me këtë kundërshtar, në fillim të kampanjës së këtij edicioni në UEFA Nations League, mbetet shenja e vetme negative, që kur Përfaqësuesja drejtohet nga gjermani Franco Foda.
Që atëherë, “Dardanët” shënuan plot dhjetë gola, duke pranuar vetëm një.
Kosova e mundi dy herë Qipron (0-4 dhe 3-0), njejtë sikur maksimumin e pikëve i mori edhe ndaj Lituanisë (1-2 dhe 1-0), derisa me Rumaninë deri në minutat e fundit kur edhe u ndërpre ndeshja, rezultati ishte 0-0.
Hapi për kualifikim në kampionatin botëror përmes këtij kompeticioni, është humbur, por me performancat e futbollistëve të kombëtares kosovare, ka lindur një shpresë e madhe te të gjithë, se Kosova mund të ketë një kampanjë kualifikuese të suksesshme, raporton Klankosova.tv.
Poashtu ekipi përfaqësues i shtetit, mbetet në garë për t’u inkuadruar një shkallë më lartë në Nations League, pasi do të luaj ndeshje Play-Off me njërin nga vendet e treta të Ligës B.
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...