Google ADS

Kapra nënshkruan kontratë të re me Ballkanin

21:09 | 11 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Albin Kapra ka vendosur ta zgjas qëndrimin te kampionët e Superligës, Ballkani.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, që do ta mbaj atë në klub deri në vitin 2026.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi.

“Edhe për 3 vjet të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e FC Ballkanit. Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që këtë sezon Ballkani fitoi superligën e Kosovës në futboll./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme