Google ADS

Kapiteni i Dritës: Ta japim maksimumin dhe gjithçka që kemi

22:07 | 21 Gusht 2024
KRG

Kapiteni i FC Dritës, Rron Broja, së bashku me trajneri, Zekerija Ramadnia kanë dalë sot në konferencë për media para ndeshjes e së nesërme ndaj Legia Varshavës, ndeshje kjo e vlefshme për play-offin e Conference League.

Broja gjatë konferencës tha se janë shumë të lumtur që janë në play-off, ndërsa shtoi se ai së bashku me bashkëlojtarët besojnë shumë në vete dhe do të mundohen ta dëshmojnë që nuk janë këtu rastësisht, shkruan Arbresh.info.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në play-off  të Ligës së Konferencës. Na pret një ndeshje mjaftë e vështirë, kundër një kundërshtari mjaft të vështirë. Mirëpo, ne besojmë shumë në vete dhe do mundohemi ta dëshmojmë që nuk jemi rastësisht këtu”.

“Synimi ynë është ta japim maksimumin dhe gjithçka që kemi, që të arrijmë një rezultat pozitiv. Pastaj, në ndeshjen e dytë ta kërkojmë kualifikimin”, ka thënë Broja.

FC Drita do të jetë mysafire e Legia Varshavës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në  stadiumin “Wojska Polskiego” më fillim nga ora 18:00.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme