Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 40 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.
Listës i prinë kampionia olimpike, xhudistja, Distria Krasniqi. Nga xhudo janë edhe më së shumti sportistë, gjithsej tetë. Krahas Krasniqit, nga sporti më i suksesshëm në vend, janë edhe kampioni i Evropës 2021, Akil Gjakova, medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, nënkampionia e Evropës 2022, Laura Fazliu, derisa shkaku i lëndimit mungon kampionia olimpike, Nora Gjakova, përcjell arbresh.info.
Boksin do ta përfaqësojnë pesë garues, ndërsa veçohet pjesëmarrja e Donjeta Sadikut, e cila muajin e kaluar fitoi medaljen e bronztë të botës.
Listës prej pesë karateistëve i prinë, Elhami Shabani, që së fundi fitoi medaljen e bronztë të Evropës, ndërsa nga mundja është vendi i shtatë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Egzon Shala.
Kampioni i Evropës për grupmoshën U-20, në hedhjen e gjylës, Muhamet Ramadani, përfaqëson atletikën bashkë me tre garues tjerë.
Në Oran do të përfaqësohen edhe sportet si: noti (dy), taekwondo (dy), shigjetaria (tre), shenjëtaria sportive (dy), tenisi, pingpongu (dy), gjimnastika (dy) dhe badmintoni (një).
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Oran 2022 është mundësi e mirë që edhe sportet tjera të fitojnë medalje.
“Krahas xhudos, presim medalje edhe nga boksi, karate, mundja dhe atletika, pasi kemi potencial të mirë për ta bërë këtë. Qëllimi ynë është të japim maksimumin dhe ekipi të kthehet me sa më shumë medalje”, tha Krasniqi.
Në Oran marrin pjesë 3390 sportistë nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë.
Kosova për herë të parë në Lojërat Mesdhetare u paraqit në Tarragona të Spanjës, në vitin 2018, me ç’rast nga 40 sportistë pjesëmarrës, fitoi katër medalje, tri të arta, dhe një të argjendtë, të gjitha nga sporti i xhudos.
Lista e Kosovës për Lojërat Mesdhetare Oran 2022
Xhudo
Distria Krasniqi (-52 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Erza Muminoviq (-48 kg)
Arbër Kullashi (-81 kg)
Shpati Zekaj (-100 kg)
Trajnerë: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi
Boks
Donjeta Sadiku (-60 kg)
Bashkim Bajoku (-52 kg)
Shpetim Bajoku (-63 kg)
Patriot Behrami (-69 kg)
Lorent Murati (-57 kg)
Trajnerë: Besim Brahimi dhe Faton Xhakli
Mundje
Egzon Shala (-125 kg)
Alban Sopa (-74 kg)
Trajner: Sylejman Shala
Karate
Elhami Shabani (-75 kg)
Fortesa Orana (+68 kg)
Melos Gashi (-84 kg)
Albulenë Gërvalla (-55 kg)
Adelina Rama (-61 kg)
Trajner: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi
Atletikë
Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës)
Astrit Kryeziu (800 m.)
Gresa Bakraqi (3000 m.)
Alaudin Suma (hedhje e diskut)
Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja
Not
Alush Telaku (flutur: 100m., 200m., 50m)
Vanesa Beka (bretk. 50m. dhe 100m.)
Trajner: Kujtim Kito
Shigjetari
Hazir Asllani (70m. ind)
Edi Dvorani (70m. ind)
Valmir Gllareva (70m. ind)
Trajner: Fehmi Bylykbashi
Shenjëtari Sportive
Nexhat Sahiti (10 m. pist. ajër)
Drilon Ibrahimi (10 m. pushk. ajër)
Trajner: Fehmi Berisha
Taekwondo
Arbër Azemi (-68 kg)
Arbër Bajra (-80 kg)
Trajner: Nuhi Gashi
Tenis
Vesa Gjinaj
Vullnet Tashi
Trajner: Jeton Hadërgjonaj
Pingpong
Fatih Karabaxhak
Kreshnik Mahmuti
Trajner: Dardan Imami
Gjimnastikë
Elvis Çitaku
Valëza Rama
Trajner: Abeliana Bregu
Badminton
Rinor Gllareva
Trajner: Lulezim Haziri
Gjyqtarë:
Latif Demolli (boks)
Fatmir Salhija (xhudo)
Besart Vitia (karate)
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...