Real Madridi ka arritur të fitoj ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në La Liga, ndaj skuadrës së Getafes me rezultat 2-0, në udhëtim.
Njeriu më meritor në këtë fitore të ‘Los Blancos’ ishte Joselu, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi spanjoll realizoi golin e parë në minutën e 14-të për epërsinë fillestare të madrilenëve.
Kurse po i njëjti lojtar në minutën e 56-të, shënoi golin e dytë personal dhe dyfishoi rezultatin e mbretërve.
Madrilenët patën edhe disa raste tjera për të thelluar edhe më shumë epërsinë mirëpo Vinicius Jr nuk i shfrytëzoi.
Pas kësaj fitore Real Madridi rikthen lidershipin në La Liga dhe kryeson i vetëm me 57 pikë pas 22 ndeshjeve të luajtura, me dy pikë më shumë se përcjellësja e parë Girona./Arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor