Stadiumet e Serie A do të kthehen në kapacitetin 50 për qind në shkurt, por drejtori gjeneral i ligës, Luigi De Siervo, pret më shumë ndihmë nga qeveria italiane.
Vetëm 5,000 tifozë u lejuan brenda stadiumeve për dy raundet e fundit të Serie A të janarit, duke pasur parasysh kulmin e pandemisë COVID në vend.
“Në shkurt, me siguri do të kthehemi në 50%, por me mbështetjen e nënsekretarit [Valentina] Vezzali, shpresojmë të arrijmë 75 për qind dhe 100 për qind së shpejti”, deklaroi De Siervo për La Gazzetta dello Sport.
“Përndryshe do të pësojmë dëme ekonomike dhe sportive. Mendoni për garat evropiane. Skuadrat tona do të luanin jashtë vendit dhe nuk mund të merrnin të njëjtën mbështetje nga tifozët e tyre në shtëpi”.
Në Serie A po synojnë që gjatë këtyre ditëve sa do jenë pushim, të insistojnë që tifozët të rikthehen në stadiume.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi