Google ADS

Istogu e Vushtrria në finale të Kupës së Kosovës

19:29 | 6 Maj 2023
Orgesa Haziri

Skuadra e Istogut dhe ajo e Vushtrrisë do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Vushtrria në gjysmëfinale fitoi bindshëm ndaj Prishtinës me rezultat bindës 28:18.

Ndeshje e barabartë u luajt vetëm në dhjetë minutat e parë, por më pas Vushtrria nisi shkëputjen.

Në pjesën e dytë ka mbajtur vazhdimisht epërsi të lartë.

Burneta Rama u shqua te Vushtrria me dhjetë gola. Gjashtë i kishte Gentiana Basholli, ndërsa nga tri i shënuan Kosovare Avdiu, Donita Kasumi e Agnesa Hysa.

Te Prishtina më e mira ishte Melike Ipçi me nëntë gola.

Derisa, Istogu në gjysmëfinale e mposhti Ferizajn me rezultat 31:24.

Ato e nisën ndeshjen me seri 6:1.

Ferizaj u afrua në 7:6, por pasoi shkëputje tjetër e Istogut. Më pas epërsia e kësaj skuadre ishte vazhdimisht e lartë.

Tainara Luna Goncalves u dallua tek Istogu me 7 gola. 5 i kishte Dajana Milaniq. Albulena Kelmendi i shënoi 9 gola për Ferizajn. 4 i shënoi Shkurta Mehmeti.

Në finale, të dielën nga ora 18:00, takohen Vushtrria dhe Istogu dhe finalja luhet po ashtu në Pallatin e Rinisë në Prishtinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme