Google ADS

Irani rrezikon përjashtimin nga Kampionati Botëror, Italia mund të përfitoj në këtë rast

20:55 | 30 Mars 2022
KRG

Ekziston një mundësi jashtëzakonisht e vogël që Italia të luajë në Kupën e Botës 2022 nëse Irani përjashtohet për ndalimin e femrave nga stadiumi.

Sport Mediaset, Sky Sport Italia dhe Sportitalia, shkruajnë se kjo mund të ndodh, por mundësit janë minimale.

Irani u bë problem për FIFA-n, pasi që 2,000 femra mbetën jashtë stadiumit për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht faktit se ato kishin blerë bileta.

Irani fitoi ndeshjen 2-0 ndaj Libanit, por edhe më parë ishte paralajmëruar nga FIFA në vitin 2019, që të mos i ndalonte femrat që ta shikonin ndeshjen nga tribunat.

Duke qenë se kjo është një shkelje e përsëritur, anëtari i Federatës së Futbollit Iranian, Mehrdad Seradschi, vuri në dukje në Tëitter se kishte dëgjuar “lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”.

Qasja më ekstreme do të ishte që FIFA të përjashtonte Iranin nga Kupa e Botës 2022, për të cilën ata tashmë kanë rezervuar vendin e tyre.

Nëse kjo do të ndodhte, teorikisht FIFA mund të promovonte në vend të tyre një vend me koeficientin më të lartë në renditjen botërore që nuk ka arritur kualifikimin.

Kjo do të ishte kampione aktuale e Evropës, Italia, e cila nuk arriti as në finalet e play-off-it pas humbjes 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme