Interi ka arritur që pa shumë probleme ta kalojë Benfican, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League.
Interit i mjaftoi një barazim në “San Siro” 3:3, derisa u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 5:3.
Nicolo Barella e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14, por Fredrik Aursnes barazoi para përfundimit të pjesës së parë.
Në 45 minutat e dytë Lautaro Martinez dhe Joaquin Correa arritën të shënonin nga një gol për 3:1.
Benfica arriti ta ngushtoj epërsinë në minutat e fundit me Antonio Silvan, derisa David Neres shënoi për 3:3 por që nuk ishte e mjaftueshme.
Interi në gjysmëfinale do të takohet me rivalin e qytetit Milan, ku do të shohim derbi “Della Madonnina”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...