Një ndër kampionatet më interesante këtë fillim sezoni është padyshim ai italian, Serie A.
Gjatë ditës së sotme në Serie A, priten dy duele shumë të forta ajo ndërmjet Inter-Roma dhe Napoli-Milan, shkruan Arbresh.info.
Sfida ndërmjet Interit dhe Romës nis me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Teksa Inter kërkon fitoren në derbi ndaj Romës, për të kthyer kreun e tabelës një ditë pasi e humbi, pas fitores së Juventusit ndaj Veronës ditën e mbrëmshme.
Kryeqytetasit kërkojnë të vazhdojnë serinë e mirë të fitoreve pas një starti shumë të dobët në fillim, tani ata kanë pesë fitore me radhë në të gjitha garat.
Vlen të theksohet se Lukaku do të kthehet për të luajtur në qytetin e Milanit, pas një sezoni ku djersiti fanellën e Interit, e që nuk po mirëpritet fare mirë kjo nga tifozët e Interit.
Momentalisht romakët gjenden në pozitën e tetë në tabelë me 14 pikë dhe me një fitore do të ngrihen në vendin e pestë përkohësisht.
Një sfidë tjetër interesante është ajo ndërmjet kampionit aktual Napolit dhe ish kampionit Milan.
Kjo ndeshje fillon në ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Milan momentalisht është në vendin e tretë me 21 pikë dhe me një fitore eventuale dhe mund të bëhet liderë e Serie A.
Kurse Napoli është një pozitë më posht se Milani dhe në rast se nuk fiton atëherë do të rrezikonte pozitën e katërt.
Napoli do të jetë në këtë duel pa “super starin” e ekipës Victor Osimhen, teksa mungesa do të ketë dhe Milani ku do të jetë Thiaw të suspenduar, Bennacerin, Caldaran,Chukwuezen e lënduar.
Teksa në pikëpyetje janë edhe Jovic e Okafor./Arbresh.info/
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt