Hyri në dhomën e gjyqtarëve, presidenti i Ballkanit dënohet vetëm me 300 euro gjobë

14:25 | 29 Shkurt 2024
KRG

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi pas pjesës së parë të ndeshjes Drita-Ballkani kishte hyrë në zhveshtoren e gjyqtarëve të ndeshjes.

Kabashi kishte kërcënuar gjyqtarët duke ju thënë: “Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”, shkruan Arbresh.info.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka vendosur që i pari i Ballkanit të dënohet me gjobë 300 euro.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë:

“Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një akcioni të mysafirve dhe e kishte kërcnuar gjyqtarët: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”. Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruhet në vendim. /Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, futet në dhomën e gjyqtarëve mes pjesëve në përballje me Dritën

Të ngjashme