Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League, pas fitores në penallti ndaj Manchester Cityt.
Skuadra madrilene luajti një lojë që nuk ishim mësuar t’a shohim, duke u mbrojtur dhe kundërsulmuar kur iu vinte mundësia, shkruan Arbresh.info.
Nga i gjerë opinioni futbollistik kjo lojë u kritikua shumë.
Në lidhje me këtë ka folur ish-futbollisti dhe analisti Thierry Henry, i cili deklaroi se City dominoi lojën, por sipas tij, si u mbrojt Real Madridi ishte fantastike.
“Unë e di që Man City kishte topin dhe këtë dhe atë, por mënyra se si Real Madrid mbrohej ishte thjesht mahnitëse”, u shpreh Henry.
“Ka diçka që quhet mbrojtje. Ju mund ta kontrolloni lojën duke u mbrojtur mirë. E di që njerëzit do të thonë se City ishte skuadra më e mirë, por mbrojtja është pjesë e lojës. Mendoj se skuadra më e mirë, skuadra që mbrohej mirë, kaloi”.
Përndryshe, Real Madridi arriti ta eliminoj Manchester Cityn, me anë të ekzekutimit të penaltive.
Në gjysmëfinale, 14 herë fituesi i Ligës së Kampionëve do të ballafaqohet me Bayern Munich për një vendn në finale.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...