Google ADS

Hajvalia mohon pretendimet e Mitrovicës për kurdisje

18:26 | 15 Maj 2023
Orgesa Haziri

Klubi i Hajvalisë në kategorinë e femrave ka mohuar pretendimet e Mitrovicës për kurdisje të ndeshjeve.

Mitrovica përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar Hajvalinë, për kurdisje të ndeshjeve mes tyre.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar Presidenti i Hajvalisë, Xhavit Pacolli.

Në një prononcim për Arbresh.info, Pacolli ka këmbëngulur se fokusi i tyre i vetëm është ndeshja dhe

“Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ne nuk kemi kohë të merremi me gjëra të tilla. Ne jemi të fokusuar tek loja dhe ekipi. Jemi duke u përgatitur për ndeshjet e ardhshme. Janë lojtaret e tyre që bëjnë gjëra të tilla. Audio-incizimet janë të lojtarëve të tyre, jo të klubit tonë. Ato madje kanë dëshirë të bashkohen me ekipin tonë, por nuk është realizuar një gjë e tillë”, tha ai.

May be an image of 1 person

Këto dy skuadra do të takohet të mërkurën në finalen e Kupës së Kosovës.

Hajvalia dhe Mitrovica gjithashtu janë duke luftuar për titullin Kampion në Superligë, me të dyja skuadrat që kanë pikë të barabarta, pas 19 ndeshjeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme