Grabitjet e shtëpive të njerëzve të famshëm, sidomos të futbollistëve, të cilët janë ndër njerëzit më të paguar në botë, prej kohësh janë kthyer në një trend të rrezikshëm.
Vetëm kohët e fundit këtë tmerr e përjetoi ish-madrileni Sergio Ramos dhe familja e tij, por pre e këtyre grabitjeve kanë rënë me dhjetëra të tjerë.
Media spanjolle Diario AS ka publikuar një bisedë me një grabitës që identifikohej si shqiptar i cili zbuloi se ishte përgjegjës për “Boshatisjen” e shtëpive të disa futbollistëve më të famshëm, mes të cilëve dhe Cristiano Ronaldo e Karim Benzema.
Shqiptari nga Kosova, i identifikuar në intervistë me nofkën “Alberto” zbuloi emrat e disa prej futbollistëve të cilëve ai dhe banda e tij u kanë hyrë në shtëpi për t’i grabitur.
“Ne e grabitëm Benzeman dhe ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam vjedhjen në shtëpinë e Cristianos në Madeira, por “plaçka” nuk ishte joshëse”
Në vitin 2012, grabitësit shënjestruan shtëpinë e Cruyff-it, megjithëse ata hynë në rezidencën e tij fillimisht pa e kuptuar se ishte e tija. Mirëpo, sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp. Ata arritën t’i vidhnin nga shtëpia e tij sende me vlerë që kapin vlerën e rreth 20,000 euro.
I pyetur për Messin, grabitësi shqiptar në arrati surprizoi me përgjigjien duke thënë se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë në shtëpinë e argjentinasit për shkak të respektit që kishte.
“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit më thonin ta bëja, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë. Këtë herë munda dhe jam shumë krenar”, tha ai./ss
Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipëri...
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it