Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur se gjysmëfinalja e pestë ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës do të luhet më 30 prill.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet të enjten, por “Pallati i Rinisë dhe Sportit” atë ditë organizon ndeshjen e hendbollit mes Kosovës e Malit të Zi.
FBK-ja ka njoftuar se skuadra nga kryeqyteti gjatë kishte ofruar që dueli me Trepçën të zhvillohet të mërkurën, por duket se kjo nuk është pranuar, pasi afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.
“Komisioni i Garave i FBK-së vendos që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë KB Sigal Prishtina vs KB Trepça të zhvillohet të dielën, me 30 prill”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Peja tashmë ka arritur finalen, pasi mposhti Golden Eagle Yllin./Arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...