Azdren Llullaku ka njoftuar në “Instagram” se ka ndërprerë kontratën me klubin aktual nga Kazakistani, Astana.
Aventura e sulmuesit shqiptar, Llullakut me Astënën duket se nuk ka përfunduar mirë.
Ai luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar me ta, duke shënuar vetëm një gol, ndërsa këtë sezon ka qenë i huazuar te Tobol.
“Sot mbylla aventurën time me Astanën. Dua të falënderoj tifozët, klubin, lojtarët dhe këdo që e do Astanën dhe punon për të. Paçi fat të gjithë”, shkruan Llullaku.
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga